E martë, 16 Dhjetor, 2025

Kreu i Shoqatës së Turizmit apel Shqipërisë: Të ulen çmimet në hotele për kosovarët

Ndaj

Ruzhdi Kurtishaj nga Sharr Travel ishte i qartë se sezoni turistik i Shqipërisë do të ishte edhe më i suksesshëm nëse do të kishte ofertë më të volitshme të akomodimit të turistëve kosovarë.

Kosovarët përbëjnë shumicën e vizitorëve për pushime verore në Shqipëri edhe këtë sezon sipas statistikave të agjencisë shqiptare INSTAT. Kjo di të ishte shifër më e lartë sikur të ishte konsideruar paraprakisht çmimet e akomodimit në hotelet e caktuara tha Kurtishaj.

“Hotelet në Shqipëri urgjentisht të ulin çmimet për shqiptarët e Kosovës. 140 mijë i munguan këtë vit bregdetit shqiptar” tha Kurtisha

INSTAT kishte raportuar se turizmi shqiptar kishte rritje përkundër spekulimeve por jo sa pritej e parashikohej dhe pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve shqiptare.

Lexo më shumë

Të tjera