E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

KQZ anulon tenderin mbi 500 mijë euro për transparencë në Qendrat e Numërimit, pas ankesës për favorizim

Ndaj

Ndërkohë që vendi tashmë është në prag të zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende po merret me çështje të mbetura nga zgjedhjet e kaluara parlamentare. Pas gati një viti procedurash dhe pezullimesh, KQZ ka vendosur të anulojë tenderin prej mbi gjysmë milioni euro për “Projektin e transparencës në Qendrat Komunale të Numërimit”, një proces që kishte nisur në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Kujdestari.info.

KQZ pas gati një viti të nisjes së procesdurave tenderuese, ka anuluar tenderin “Projekti për transparencë në Qendrat Komunale të Numërimit”, në vlerë prej 525 mijë euro.

Në arsyetimin e KQZ-së thuhet se anulimi është bërë për shkak se nuk kishin arritur ta nënshkruanin për zgjedhjet e përgjithshme, me çrast ishin detyruar që pajisje të tilla t’i blejnë përmes kontratës së negociuar.

“Lidhur me projektin për transparencë në QKN që nuk rezultoi me nënshkrim të kontratës para zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës 2025, e i cili përfshinte TV, kamera dhe pajisje përcjellëse rekomandoj të anulohet pasi që një pjesë të këtyre pajisjeve janë blerë përmes aktiviteteve me procedurë të shpejtë/negociuar dhe gjithashtu për pajisjet tjera nevojitet një rishikim dhe aprovim nga KQZ. Andaj rekomandoj që aktiviteti i mbetur në procedurë të anulohet”, thuhet në arsyetim.

Si ishte zhvilluar ky proces

Me 7 nëntor 2024 e kishte publikuar njoftim për kontratë për Projektin për transparencë në QKN.

Mirëpo, njëri nga operatorët ekonomik, “Botek” Sh.P.K. ishte ankuar ndaj kritereve të vendosura në dosje të tenderi. Ankesa ishte bërë me 21.11.2024.

Pas kësaj ankese, tenderi ishte pezulluar deri në vendimin rreth kësaj ankese.

Autoriteti Kontraktues e kishte miratuar si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik Botek Sh.P.K dhe do t bënte korrigjimet e nevojshme në dosje të tenderit.

Me 13 dhjetor 2024 Autoriteti Kontraktues, KQZ, sërish kishte marrë vendim për pezullimin e këtij aktiviteti tenderues.

Pas pezullimit në dhjetor të 2024-tes nuk ishte zhvilluar më asnjë procedur në këtë aktivitet të prokurimit deri në njoftimin për anulimin e tij sot me 18 shtator 2025. Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera