E shtunë, 14 Mars, 2026

KOSTT merr pronësinë e ngastrës në Sojevë për vendosjen e baterive 90 MWh për ruajtjen e energjisë

Ndaj

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) ka marrë pronësinë e ngastrës në fshatin Sojevë të Komunës së Ferizajt, ku do të vendosen bateritë me kapacitet 90 MWh për ruajtjen e energjisë elektrike.

Pronësia u formalizua përmes një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për këtë projekt strategjik, i cili realizohet në kuadër të programit kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë energjetike në vend.

“KOSTT merr pronësinë e ngastrës në Sojevë të Ferizajt ku do të vendosen bateritë 90 MWh për ruajtjen e energjisë. Me nënshkrimin e marrëveshjes mes Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Ferizajt dhe KOSTT-it, punimet për bateritë do të ecin përpara në kuadër të programit kompakt me MCC-në. Bateritë do të ruajnë energji kur ka tepricë dhe do ta kthejnë në rrjet kur kërkesa rritet, për furnizim më të qëndrueshëm dhe kosto më të përballueshme,” u shpreh Rizvanolli.

Ajo theksoi se ky investim është edhe një tjetër dëshmi e partneritetit Kosovë–SHBA, duke shtuar se infrastruktura e re energjetike do ta bëjë sistemin më të sigurt për qytetarët.

Lexo më shumë

Të tjera