E martë, 19 Gusht, 2025

Kosovarët qejfli, rritet numri i udhëtimeve jashtë vendit

Ndaj

Agjencia e Statistikave e Kosovës, ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin qershor 2025, ku shihet një rritje e udhëtarëve që kanë hyrë në Kosovë dhe atyre që kanë dalë nga Kosova, shkruan Kujdestari.info.

Sipas raportit të ASK-së, në qershor të vitit 2025 kishte rritje prej 14.9 për qind më shumë fluturime të realiziuara, derisa, 17.1 për qind më shumë udhëtarë.

“Rritet numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) në qershor 2025, krahasuar me qershor 2024 Në muajin qershor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 227, ose 14,9% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 392 165, ose 17,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Qershor 2024)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Edhe në transportin hekurudhor pati ngritje të numrit të udhëtarëve që e kanë përdorur këtë mjet transporti.

“Transporti Hekurudhor – Në muajin qershor 2025, numri i udhëtarëve ishte 6 741, ose 23,0% më shume sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuara në neto ton ishte zero”, thuhet në raport.

Lexo më shumë

Të tjera