E premte, 7 Gusht, 2026

Kosovarët po konsumojnë gjithnjë e më shumë barna, importi kalon 112 milionë euro për gjashtë muaj

Ndaj

Kosova ka importuar mbi 112.2 milionë euro barna dhe produkte farmaceutike gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Kujdestari.info.

Sipas të dhënave të importit për periudhën janar-qershor 2026, vlera e përgjithshme e produkteve ku përfshihen barnat, vaksinat, produktet imunologjike, fashat, garzat dhe produkte të tjera farmaceutike, ka arritur në 112,238,627 euro.

Nga të dhënat doganore që i ka nxjerr Kujdestari.info, del se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, importi i të njëjtave produkte kishte vlerën prej 85,932,641 eurosh. Kjo nënkupton se brenda një viti importi është rritur për rreth 26.3 milionë euro, ose 30.6 për qind.

Vetëm barnat kushtuan mbi 87 milionë euro

Nëse nga Kapitulli 30 llogariten vetëm medikamentet e klasifikuara në kodet doganore 3003 dhe 3004, vlera e importit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 arrin në 87,297,667 euro.

Në periudhën janar–qershor 2025, importi i këtyre medikamenteve kishte vlerën prej 62,606,418 eurosh.

Kështu, vetëm për barnat e dozuara, të paketuara ose të përgatitura për përdorim, Kosova ka shpenzuar rreth 24.7 milionë euro më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritja është rreth 39.4 për qind.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, importi sipas kategorive kryesore ishte:

Kodi 3001, substanca dhe produkte terapeutike: 859,113 euro;

Kodi 3002, gjak, vaksina, antisera dhe produkte imunologjike: 20,767,687 euro;

Kodi 3003, medikamente të përziera, por jo të dozuara për shitje me pakicë: 11,313 euro;

Kodi 3004, medikamente të dozuara ose të paketuara për shitje me pakicë: 87,286,354 euro;

Kodi 3005, garza, fasha dhe artikuj të ngjashëm farmaceutikë: 1,463,492 euro;

Kodi 3006, produkte të tjera farmaceutike: 1,850,668 euro.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2025, importi i medikamenteve të kodit 3004 ishte 62,515,272 euro, që do të thotë se kjo kategori ka shënuar rritje prej rreth 39.6 për qind.

Edhe importi i vaksinave, antiserumeve dhe produkteve të tjera imunologjike është rritur nga 18,755,629 euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, në 20,767,687 euro në të njëjtën periudhë të vitit 2026.

Qershori, muaji me importin më të lartë

Vlera e importit të produkteve farmaceutike gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026 ishte:

Janar: 14,637,618 euro;

Shkurt: 19,057,872 euro;

Mars: 19,223,030 euro;

Prill: 20,337,198 euro;

Maj: 16,013,574 euro;

Qershor: 22,969,336 euro.

Qershori ishte muaji me importin më të lartë, me afro 23 milionë euro, ndërsa janari kishte vlerën më të ulët, me rreth 14.6 milionë euro.

Në vitin 2025, importi mujor i produkteve farmaceutike ishte:

Janar: 11,327,723 euro;

Shkurt: 13,402,695 euro;

Mars: 14,629,908 euro;

Prill: 13,526,144 euro;

Maj: 16,556,359 euro;

Qershor: 16,489,812 euro;

Korrik: 18,738,644 euro;

Gusht: 17,891,982 euro;

Shtator: 14,988,609 euro;

Tetor: 18,946,381 euro;

Nëntor: 18,438,954 euro;

Dhjetor: 17,264,751 euro.

Tetori ishte muaji me importin më të lartë gjatë vitit 2025, me rreth 18.95 milionë euro, ndërsa janari ishte muaji me vlerën më të ulët.

Gjermania, furnizuesi kryesor

Gjermania vazhdon të jetë vendi kryesor i origjinës së barnave dhe produkteve farmaceutike të importuara në Kosovë.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, vlera e importit nga vendet kryesore ishte:

  • Gjermania: 12,640,223 euro;
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 9,884,322 euro;
  • Zvicra: 9,763,220 euro;
  • Italia: 8,103,570 euro;
  • Sllovenia: 8,098,217 euro;
  • Turqia: 7,409,533 euro;
  • Austria: 5,107,686 euro;
  • Franca: 4,798,546 euro;
  • India: 4,731,873 euro;
  • Maqedonia e Veriut: 3,820,765 euro.

Rritja më e dukshme është shënuar te importi nga Shtetet e Bashkuara. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, importi nga SHBA-ja ishte rreth 3.13 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2026 është rritur në afro 9.9 milionë euro.

Gjatë gjithë vitit 2025, vendet kryesore të origjinës ishin:

  • Gjermania: 24,196,363 euro;
  • Zvicra: 16,591,512 euro;
  • Italia: 16,047,033 euro;
  • Turqia: 13,870,809 euro;
  • Sllovenia: 13,765,693 euro;
  • Franca: 10,301,370 euro;
  • Greqia: 8,121,002 euro;
  • Maqedonia e Veriut: 7,410,979 euro;
  • Austria: 7,354,520 euro;
  • India: 7,292,180 euro.

Mbi 192 milionë euro importe gjatë vitit 2025

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2025, Kosova ka importuar gjithsej 192,201,961 euro barna dhe produkte farmaceutike.

Mbi 6.9 milionë euro TVSH për gjashtë muaj

Për importin e produkteve farmaceutike gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 është evidentuar TVSH në vlerë prej rreth 6,959,837 euro.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2025, TVSH-ja e evidentuar ishte 5,363,494 euro, që paraqet rritje prej rreth 29.8 për qind.

Gjatë gjithë vitit 2025, TVSH-ja e evidentuar për këto produkte kishte arritur në rreth 12,101,203 euro.

Vlera u rrit, por pesha e importit ra

Pesha neto e barnave dhe produkteve farmaceutike të importuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 ishte rreth 2.53 milionë kilogramë.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2025, pesha neto ishte rreth 2.87 milionë kilogramë.

Kjo do të thotë se, ndonëse vlera e importit është rritur me mbi 30 për qind, pesha e mallrave të importuara ka rënë për rreth 11.9 për qind.

Gjatë gjithë vitit 2025, pesha neto e produkteve farmaceutike të importuara ishte rreth 6.5 milionë kilogramë.

Rritja e vlerës, krahas rënies së peshës, mund të lidhet me importimin e produkteve me çmim më të lartë, ndryshimin e strukturës së barnave të importuara ose rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera