E premte, 6 Shkurt, 2026

Kosova mund t’i fitojë mbi 800 milionë euro të BE-së, por institucionet ende të paformuara

Ndaj

Edhe pse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë filluar të marrin pagesat e para nga Plani i Rritjes, Kosova në krizë institucionale për një vit me radhë s’ka arritur ende ta ratifikojë marrëveshjen e nevojshme për t’i marrë mjetet financiare.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, partia e parë mori një rezultat që ia mundëson krijimin e shpejtë të Kuvendit dhe të Qeverisë, përpos nëse vetë zgjedh që ta bllokojë procesin. Kjo shpejtësi nevojitet edhe për fondet e BE-së.

Në një përgjigje për Kallxo.com, Komisioni Evropian konfirmoi se, edhe pse Kosova është vonuar në ratifikim, ajo ende mbetet e kualifikuar për t’i përfituar fondet.

“Kosova mbetet e kualifikuar për të përfituar deri në 882 milionë euro financime në kuadër të Planit të Rritjes, subjekt i hyrjes në fuqi të marrëveshjeve që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, si dhe i përmbushjes së të gjitha kushteve të tjera për pagesë”, tha një zëdhënës i Komisionit për median kosovare. Pa ratifikimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova nuk mund të paraqesë kërkesë për pagesë në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes”, thuhet po ashtu në këtë përgjigje.

Institucionet e reja duhet të formohen para 4 marsit, kur Kosova hyn në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Pra, qeveria e re do të ketë shumë pak kohë për të manovruar edhe për çështjen e fondeve nga Plani i Rritjes.

Lexo më shumë

Të tjera