E martë, 19 Gusht, 2025

Kosova me inflacion 4,3% në korrik, rriten çmimet e ushqimeve dhe energjisë

Ndaj

Kosova vazhdon të përballet me rritjen e çmimeve të konsumit.

Në të dhënat për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për korrikun 2025, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shihet rritje vjetore prej 4.3 për qind, derisa, ajo mujore prej 0.2 për qind, krahasuar me muajin korrik të vitit 2024, shkruan Kujdestari.Info.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (20,9%), kafe, çaj dhe kakao (16,9%); energjie elektrike (16,6%); mish (12,7%); pemë (12,3%); perime (10,7%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (10,4%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10,2%); vajra dhe yndyra (9,9%); shërbime hoteliere (8,2%); shërbime ambulantore (7,1%); qumësht, djathë dhe vezë (6,5%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (6,2%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (6,2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6,1%); pije alkoolike (5,8%); shërbime financiare (5,2%); bukë dhe drithëra (5,0%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (4,9%); kujdes personal (4,7%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,0%); prodhime ushqimore (3,9%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); këpucë (3,4%); duhan (3,4%); gjëra personale (3,3%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (3,2%); qelqurina, takëme dhe mjete të kuzhinës (2,3%); veshje (2,2%), transport rrugor i pasagjerëve (2,0%); dhe gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,9 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet e COICOP-it: bileta të fluturimeve           (-10,3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisje të transportit personal (-6,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,6 për qind) në IHÇK.

Sipas ASK-së, në korrik 2025 krahasuar me qershor 2025, 0,2%, Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin korrik 2025, krahasuar me muajin qershor 2025.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pushime të organizuara (11,8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0,9%); dhe mish (0,5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,3 për qind në IHÇK”, theksohet në njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perime (-2,7%), me një ndikim prej (-0,1 për qind) në IHÇK.

Lexo më shumë

Të tjera