E shtunë, 14 Mars, 2026

Kosova kërkon kapital kanadez: Kurti diskuton teknologjinë dhe minierat në Davos

Ndaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e tij të parë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku është takuar me ministrin kanadez të Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik, Maninder Sidhu.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar forcimi i mëtejmë i marrëdhënieve tregtare mes Kosovës dhe Kanadasë, me fokus të veçantë në sektorin e teknologjisë dhe industrinë e minierave.

“Kanadaja dhe populli kanadez janë aleatë të hershëm të Kosovës dhe ne u jemi mirënjohës për kontributin e çmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Kurti.

Takimi vjen në përpjekjen kur Qeveria e Kosovës po synon zgjerimin e partneriteteve ekonomike dhe rritjen e investimeve të huaja, veçanërisht në sektorë strategjikë për zhvillimin ekonomik të vendit. /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera