E mërkurë, 18 Mars, 2026

​Konfirmohet një rasti i tuberkulozes te gjedhët, në Lubishtë të Vitisë

Ndaj

Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar se është identifikuar rasti i parë i tuberkulozes si sëmundje infektive te gjedhët, në Viti.

Kjo u bë më 3 mars, te një fermer në Lubishtë të kësaj komune.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe udhëzimin administrativ përkatës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) është duke vepruar brenda afateve ligjore të përcaktuara për ndërmarrjen e masave përkatëse, përfshirë edhe procesin e asgjësimit të kafshëve të infektuara”, thuhet në një njoftim që ministria e publikoi, të mërkurën. transmeton KosovaPress.

Sipas dispozitave ligjore, eliminimi i kafshëve të konfirmuara me këto sëmundje realizohet brenda një afati deri në 30 ditë nga data e konfirmimit. Në këtë kuadër, siç thuhet në njoftim, të gjitha veprimet institucionale janë duke u zhvilluar në përputhje të plotë me këtë afat kohor, duke garantuar menaxhim të kontrolluar dhe të sigurt të situatës.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), mbeten të përkushtuara në zbatimin e plotë të masave ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe kontrollin e këtyre sëmundjeve, si dhe mbeten të përkushtuara në ruajtjen e shëndetit publik dhe garantimin e sigurisë ushqimore në vend”, vazhdohet mëtutje aty.

MPBZHR u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente dhe të raportojnë çdo dyshim për raste të ngjashme.

Lexo më shumë

Të tjera