E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Komuna e vogël e Leposaviqit investon në pishinë olimpike me 1.8 milionë euro

Ndaj

Komuna e vogël e Leposaviqit, e banuar me shumicë serbe, ka shpallur një nga tenderët më të mëdhenj të viteve të fundit, duke planifikuar ndërtimin e një infrastrukture sportive me vlerë 1.817.609 euro. Projekti, i quajtur “Ndërtimi i infrastrukturës sportive në pishinën olimpike dhe në territorin e Komunës së Leposaviqit”, përfshin disa lokacione të shpërndara, si kompleksi sportiv, salla sportive në qytet, pishina olimpike, si dhe fshatrat Bistricë dhe Cerajë, shkruan Kujdestari.info.

Kontrata e kornizës është paraparë të zgjasë 26 muaj, ndërsa në përshkrimin e saj përmendet ndërtimi i kompleksit të bazenit olimpik afër fushës së futbollit në Leposaviq. Megjithatë, përmasat e këtij projekti ngjallin skepticizem, pasi një pishinë olimpike zakonisht ndërtohet në qendra të mëdha urbane, ndërkohë që Leposaviqi shpesh përballet me mungesë investimesh në nevoja elementare si furnizimi me ujë të pijshëm, kanalizimi apo rrugët lokale.

Përveç vlerës së lartë financiare, në dosjen e tenderit janë vërejtur disa elemente të konsideruara si kritere të dyshimta.

Së pari, tenderi nuk fokusohet vetëm te një objekt i veçantë, por kombinon disa punime në lokacione të ndryshme, duke e bërë kontratën pak më të të paqartë dhe të vështirë për menaxhim. Kjo qasje mund të kufizojë konkurrencën dhe të favorizojë operatorë të caktuar që kanë kapacitete të mëdha.

Një tjetër problem është mungesa e specifikave të qarta teknike. Përshkrimi i shkurtër i projektit nuk jep detaje mbi kapacitetin apo standardet e ndërtimit të pishinës olimpike, duke lënë hapësirë për interpretime dhe zbatim të ndryshëm.

Kujdestari.info ka shikuar kriteret e vendosura nga zyra prokurimit komunale dhe disa nga to mund të konsiderohen kritere ose elemente të dyshimta: (DOKUMENT)

Shtrirja e paqartë e punimeve

Tenderi nuk është i fokusuar vetëm te pishina olimpike apo një objekt specifik, por përfshin disa lokacione të shpërndara: kompleksin sportiv, sallën sportive në qytet, pishinën olimpike, si dhe fshatrat Bistricë e Cerajë.

Kjo kombinim i objekteve dhe vendndodhjeve të ndryshme e bën kontratën më të komplikuar dhe mund të pengojë operatorët më të vegjël të marrin pjesë, duke favorizuar kompani të mëdha ose të paracaktuara.

Përshkrim i paqartë i punimeve

Në dosjen e tenderit thuhet vetëm “ndërtimi i kompleksit të bazenit olimpik afër fushës së futbollit”, por nuk jepen detaje të mjaftueshme mbi kapacitetin, standardet e ndërtimit apo funksionalitetin e pritur.

Paqartësia në specifika teknike është një shenjë e zakonshme që lë hapësirë për manipulim gjatë fazës së ekzekutimit.

Përzierja e objekteve të ndryshme në një kontratë të vetme

Vendosja në një kontratë të vetme e projekteve të ndryshme (pishinë olimpike, salla sportive, punime në fshatra) krijon dyshime se tenderi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të kufizojë konkurrencën dhe të favorizojë një operator të caktuar me kapacitete të gjera.

1 Kapaciteti ekonomik dhe financiar

Qarkullimi prej 5 milionë euro në 3 vitet e fundit: kjo mund të vlerësohet si një kërkesë shumë e lartë në raport me vlerën e kontratës (1.8 milionë). Zakonisht, sipas ligjit për prokurim, qarkullimi nuk duhet të jetë më shumë se dyfishi i kontratës. Pra, mund të konsiderohet diskriminuese, sepse eliminon operatorë të mesëm që kanë kapacitet real për ta kryer këtë projekt.

Kapitali i gatshëm 200,000 euro: kjo është e arsyeshme për një kontratë të tillë.

Nuk lejohet overdraft apo linjë kredie: edhe kjo është kufizuese, sepse shumë kompani financohen përmes overdraftit.

  1. ISO dhe certifikimet

Kërkohen ISO 9001, 14001, 45001, 50001, 27001, 39001, PAS 99:2012.
Për një pishinë olimpike, këto standarde janë tepër të gjera (p.sh. ISO 27001 – siguria e informacionit; ISO 39001 – menaxhimi i sigurisë rrugore). Këto janë shumë larg logjikës së projektit dhe mund të jenë diskriminuese, sepse nuk janë të domosdoshme.

Vlerësimi i riskut nga kompani e licencuar: kjo është standarde dhe e pranueshme.

  1. Stafi profesional
  • Lista kërkon 15 inxhinierë nga fusha të ndryshme, me certifikime shumë specifike (p.sh. auditor energjie, ekspert ISO, certifikim për saldime, certifikim për menaxhim emergjencash, etj.).
    Kërkesë e ekzagjeruar për një objekt sportiv si pishina. Në realitet, një inxhinier i ndërtimtarisë, një mekanik (për sistemet e filtrimit), një elektrik dhe një hidroteknik do të mjaftonin.
    Kjo shfaq dyshime dosja mund të jetë përgatitur për të kufizuar garën vetëm për një ose disa kompani që i kanë të gjithë këta ekspertë në staf.
  1. Pajisjet dhe makineritë
  • Lista e gjatë (eskavatorë të shumtë, makina për shpime horizontale, buldozerë, grederë, auto-vinc 10 ton, makineri për asfaltim, etj.).
    Për një pishinë nuk ka nevojë për makineri asfaltimi, greder apo autopompë për asfalt.
    Pra, kjo pjesë është shumë e dyshimtë dhe nuk lidhet me objektin konkret.
  • Kërkesa për licencë si gurëthyes ose bazë betoni dhe asfalt është krejt jashtë logjikës për një kontratë ndërtimi pishine. Ky është kriter që qartë eliminon shumë operatorë dhe favorizon kompani të mëdha që kanë edhe gurëthyes edhe asfalt-bazë.
  1. Marrëveshje dhe plane shtesë
  • Plan i menaxhimit të trafikut – e pranueshme, megjithëse për një pishinë kjo ka ndikim minimal.
  • Marrëveshje me laboratorë, kompani të mbetjeve, kompani për produkte të parafabrikuara – këto janë normale.
  • Kërkesat për standarde evropiane për ndriçim dhe pajisje elektrike janë legjitime.
  1. , greder, gurëthyes).
  2. Licencat për gurëthyes dhe asfalt-bazë – nuk kanë lidhje me projektin.

Pra, bazuar në kriteret e vendosura, ky tender duket se përmban elemente që kufizojnë konkurrencën. Megjithatë, mbetet të shihet nëse ndonjë kompani do të kërkojë nga autoriteti kontraktues përmirësimin e tyre./Kujdestari.info

 

Lexo më shumë

Të tjera