Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ulëzat” në Hajvali do të mbyllet përkohësisht dhe pjesërisht deri më 24 dhjetor të këtij viti.
Mbyllja e kësaj rruge bëhet për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.
“Në periudhën e mbylljes do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim,” thuhet në njoftimin e Komunës.