E martë, 27 Janar, 2026

Komuna e Prishtinës blen kamion sulmues – jep tender 333 mijë euro

Ndaj

Komuna e Prishtinës ka blerë kamion sulmues, siç e kanë quajtur ata në tender, për 333 mijë euro, shkruan Kujdestari.info.

Tenderin e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik, D&T Group Sh.P.K dhe Kosova Motors Group Sh.P.K në vlerë prej 333 mijë euro.

Megjithatë, vetëm ky grup i operatorëve kishte aplikuar në tenderin e hapur nga Komuna e Prishtinës.

Kamioni sulmues, është paraparë për brigadën e zjarrëfikësve, pasi siç theksohet në përgjigjen e Autoritetit Kontraktues për Operatorët Ekonomik, nga viti 2015 nuk kanë blerë kamion të tillë.

Lexo më shumë

Të tjera