Komuna e Pejës po synon të realizojë një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën administrative, shkruan Kujdestari.info.
Komuna e Pejës ka bërë publik njoftimin paraprak për nisjen e procedurës së prokurimit për ndërtimin e objektit të ri të administratës komunale, një projekt me vlerë të parashikuar prej 1,917,875.95 euro.
Sipas njoftimit, aktiviteti i prokurimit mban numrin 635-26-5843-5-1-1 dhe ka për objekt “Ndërtimi i objektit të Administratës”. Autoritet kontraktues është Komuna e Pejës.
Në njoftimin paraprak nuk janë dhënë detaje mbi karakteristikat teknike të objektit, afatet e realizimit apo burimin e financimit, por publikimi i këtij dokumenti sinjalizon synimin e komunës për të nisur procedurat e prokurimit për një nga investimet më të mëdha kapitale të planifikuara.
Vlera e parashikuar e kontratës është 1.9 milion euro, ndërsa aktiviteti klasifikohet si kontratë për punë ndërtimore. /Kujdestari.info/

