Rreth 10 mijë euro do t’i shpenzojë Komuna e Obiliqit për makiato, çajëra dhe pije tjera të ndryshme të cilat do të shërbehen në byfenë e komunës, shkruan Kujdestari.Info.
Në tenderin e shpallur me 8 gusht 2025, fitues ka dalë ofertuesi i vetëm, D.P.H. “IN-GOJ”, i cili kishte ofruar 9 mijë e 755 euro e 40 cent, vetëm 45 euro më pak se sa buzheti i paraparë nga komuna prej 9 mijë e 800 euro e 40 cent.
Në kontratë janë paraparë ofrimi i 2510 makiatove të mëdha, 2295 makiatove të vogla, 851 expreso, 1211 shishe uji e 640 copë çaja.
Po ashtu janë paraparë edhe lëngje, kafe turke e nes kafe.