Kompania kosovare EXFIS po vazhdon zgjerimin e operacioneve të saj në tregun gjerman, duke nisur furnizimin fizik të avionëve me kerozinë Jet A-1 edhe në pak me gjate(CGN).
Sipas njoftimit të kompanisë, operacioni përfshin furnizimin dhe logjistikën e karburantit, deponimin përmes infrastrukturës CEPS, si dhe furnizimin final të avionëve direkt në aeroport.
EXFIS kishte zgjeruar praninë e saj në Gjermani edhe më herët. Përmes EXFIS Germany GmbH, kompania ka zhvilluar aktivitet në sektorin e karburanteve të aviacionit, ndërsa gjatë vitit 2026 kishte njoftuar edhe për furnizimin fizik me karburant aviacioni në Aeroportin e Frankfurtit, në bashkëpunim me kompaninë gjermane Select Aviation GmbH.
Hyrja tash edhe në Aeroportin Köln Bonn shënon një tjetër hap në zgjerimin e kompanisë kosovare në tregun gjerman dhe në forcimin e pranisë së saj në sektorin evropian të aviacionit.
EXFIS operon në tregtinë, furnizimin dhe logjistikën e produkteve energjetike, ndërsa aktivitetet në Gjermani zhvillohen përmes kompanisë EXFIS Germany GmbH. /Kujdestari.info/