E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Kompania e biznesmenit të arrestuar për mashtrim në prokurim, veç sivjet fitoi 143 tenderë

Ndaj

Kompania e një biznesmeni të arrestuar për dyshime në falsifikim dokumentesh ka rezultuar “kampione” e tenderëve publikë në Kosovë. Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, “INFINITT SH.P.K.” ka arritur të nënshkruajë plot 143 kontrata me institucione të ndryshme, duke lënë pas edhe operatorët më aktivë tradicionalë në tregun e prokurimit, shkruan Kujdestari.info.

Arrestimi i pronarit të saj, Visar Krasniqi, erdhi si pasojë e dyshimeve se në një tender të Komunës së Gjilanit ai ka prezantuar certifikata të skaduara ISO, duke manipuluar dokumentacionin teknik për të përfituar kontratën për furnizimin me tabela të mençura për shkollat e mesme.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, të dhënat e grumbulluara gjatë hetimeve paraprake tregojnë se Krasniqi ka dorëzuar dokumente në kundërshtim me legjislacionin e prokurimit publik, çka ka çuar në ndalimin e tij për 48 orë. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar se sa i shtrirë ka qenë ky model veprimi dhe nëse praktika të ngjashme mund të kenë ndikuar edhe në kontratat tjera të kompanisë.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik gjatë këtij viti ka prezantuar një pasqyrë mbi aktivitetet e zhvilluara në prokurimin publik. Në bazë të këtij raporti nëntë-mujor, figuron se kompania me numrin më të madh të kontratave përgjatë këtij viti është INFINITT SHPK, ose me 143.

Po ashtu, mbi 120 ka realizuar edhe në vitin 2024. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera