Nëpër vite, familja Likaj është njohur për angazhimin e saj në biznes dhe afrinë e saj më partin e Ramush Haradinajt- AAK-në. Në komunat e Kosovës që udhëheq kjo parti, kompania Lika po përpinë tenderët më të mëdhenj që kanë të bëjnë me kontrata- punë, shkruan Kujdestari.com.
Në Kosovë, familja Likaj është bërë një nga emrat më të njohur kur bëhet fjalë për kontrata publike dhe tenderë. E njohur jo vetëm për aktivitetin e saj ekonomik, por edhe për lidhjet e forta me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe liderin e saj, Ramush Haradinaj, kompania Lika ka fituar tenderë milionësh në komunat ku kjo parti udhëheq.
Vetëm në vitin 2025, dy kompanitë e familjes, Lika Company SH.P.K. dhe Lika Trade SH.P.K., kanë siguruar kontrata publike që kapin vlerën totale prej rreth 4o milionë eurosh, në komunat e Deçanit, Rahovecit dhe Gjakovës.
Tenderi i fundit në komunën e Deçanit e ka shpallur fitues kompaninë e njohur Lika. Bëhet fjalë për kontratën “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve në Komunën e Deçanit”, me kohëzgjatje 36 muaj, të cilën e ka fituar Lika Trade SH.P.K. dhe Lika Company SH.P.K., me një vlerë totale prej 1,769,375.39 eurosh.

Lika Company SH.P.K. – E regjistruar më 15 mars 2021, me seli në Fushë Kosovë. Pronar figuron Jahir Likaj.
Lika Trade SH.P.K. – E regjistruar që më 2006. Pronarë janë Sali dhe Fadil Likaj.
Të dyja këto kompani, që operojnë si një grup konsorciumi nëpër tenderë publikë, ndajnë jo vetëm mbiemrin, por edhe fatin politik.
Të gjitha kontratat publike të fituara në vitin 2025:
Komuna e Deçanit (AAK – Bashkim Ramosaj)
Pos kontratës së fundit prej 1.7 milion euro, në Deçani, ky konzercium familjar kam fituar miliuondisa kontrata nw Deçan, ose mbi 17 milionë euro.
Komuna e Deçanit (AAK – Bashkim Ramosaj)
Asfaltimi i rrugëve në fshatra (LOT 4) – 5,847,529.75 €

Ndërtimi i rrugës Lëbushë–Strellc u nënshkrua vjet në vlerë 7,817,638.89 €

Punë shtesë në rrugën Deçan–Pejë, segmenti Lëbushë–Strellc u nënshkrua sivjet në 781,716.00 €

Totali për Deçanin: 14,446,884.64 €
Komuna e Rahovecit (AAK – Smajl Latifi)
Asfaltimi Rahovec–Drenoc–Senoc–Pastasel–Polluzhë – 3,863,123.57 €

Rrethrrotullimi “Rija” – Dalja për Xërxë – 3,299,953.36 €

Ndërtimi i rrugës me katër korsi Rahovec–Xërxë – LOT 2 – 4,971,800.35 €

Ndërtimi i rrugës me katër korsi Rahovec–Xërxë – LOT 1 – 7,886,582.56 €

Totali për Rahovecin: 20,021,459.84 €
Komuna e Gjakovës (AAK – Ardian Gjini)
Zgjerimi i rrugës “Tranziti i qytetit” – 5,691,318.69 €

Totali i tenderëve të vitit 2025, vetëm një në vitin 2024 për grupin Lika në komunat e AAK-së mbi 41 miliinë euro.
Pronaret dhe përfaqësuesit e kompanive Lika janë parë shpesh në shoqëri dhe pritje me krerët e AAK-së, duke forcuar lidhjet e tyre. Megjithatë, duhet theksuar se kjo kompani është ndër më të mëdhatë në Kosovë sa i përket ndërtimit të rrugëve, dhe herë pas here fiton kontrata edhe nga niveli qendror i qeverisjes qëndrore. /Kujdestari.info/