Plisi, Hyjnesha në Fron, Sahat Kulla, Bjeshkët e Sharrit, këto, dhe plot simbole të tjera janë që po e përfaqësojnë Kosovën si komb, tash janë edhe shije.
Nga kjo ndjenjë patriotike ka lindur Tog Chocolate, një ide që nuk synon vetëm të prodhojë çokollatë, por të rrëfejë Kosovën përmes çdo cope e çdo detaji, raporton KosovaPress.
Kësisoj, Tog, që nga fillimi nuk është parë thjesht si biznes, por si një mision për ta promovuar Kosovën, për ta bërë të prekshme dhe të paharrueshme.
Ndërsa si ide lindi në bisedën mes dy shoqeve, ithtare për krijimin e produkteve unike me gratë si forcë udhëheqëse.
Ardita Maxhuni, menaxhere në Tog Chocolate, rrëfen për emisionin ekonomik “Shtylla”, prodhim i KosovaPress-it se si çokolladat e Togut, u bënë simbol përfaqësimi i Kosovës.
“Ideja e Tog ka lindur prej dashnisë së madhe për çokollatën, po njëherit edhe një ndjenje e fortë për me e promovu vendin tonë…1:12Kur Genta më ka tregu fillimisht për idenë e saj, e kom besu menjëherë edhe e kom pa që është diçka më shumë se një biznes. Është një mision për me tregu Kosovën edhe ma të bukur, edhe ma të qëndrueshme, edhe me iu dëshmu edhe grave të tjera që munden me bo diçka shumë unike prej vendit tonë”, thotë Maxhuni.
Por çfarë kuptimi e simbolike ka emri Tog?
Me sloganin “Ëmbëlsi e krijuar për t’iu dhënë jetë kujtimeve tua”, Tog synon që çdo vizitor, por edhe çdo qytetar i Kosovës, të marrë me vete një copë atdheu në shije dhe në kujtime. Kjo, duke qenë në shitje edhe në aeroportin e Prishtinës dhe të Tiranës.
Menaxherja tregon edhe të veçantat që ka secili produkt aty.
Kësisoj, çokolladat e Togut, u bënë simbol përfaqësimi i Kosovës.Edhe data e lansimit të Togut ishte unike – u bë më 17 shkurt të vitit të kaluar, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Por, që për një kohë të shkurtër bëri emër, pavarësisht se nuk prodhohet nga një biznes i madh.
Një tjetër vlerë e veçantë e Tog Chocolate është se menaxhohet dhe prodhohet nga gratë.
Kësisoj, kushdo që synon të marrë me vete suvenire e kujtime të tjera, tash e tutje e ka edhe Togun si opsion.