E premte, 13 Mars, 2026

Këta pritet të jenë ministrat e rinj të dikastereve ekonomike

Ndaj

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë dhënë sot betimin solemn, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të ri legjislativ. Në një esence tjetër, po sonte, pritet të votohet edhe Qeveria e re e Republikës së Kosovës, në krye me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Kujdestari.info.

Seanca konstituive e Kuvendit u zhvillua në përputhje me procedurat parlamentare, ku deputetët u zotuan për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, si dhe për përmbushjen e detyrave të tyre në shërbim të qytetarëve.

Pas betimit, zgjedhjes së kryetarit nënkryetarëve të Kuvendit, dhe trupave parlamentar, Parlamenti pritet të procedojë edhe me votimin e përbërjes së re të Qeverisë, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Ministrat e rinj të dikastereve ekonomike

Në kuadër të kabinetit të ri qeveritar, ministritë e dikastereve ekonomike pritet të drejtohen nga:

Ministër i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministre e Mjedisit, Fitore Pacolli

Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila

Ministër i Bujqësisë, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës, Dimal Basha

Ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare – Andin Hoti

Ministre e Ekonoimisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri.

Qeveria e re pritet të fokusohet në zhvillimin ekonomik, stabilitetin financiar, investimet, mbështetjen e sektorit privat dhe reformat strukturore, të cilat janë theksuar si prioritete në programin qeverisës. Kurti III.

Mandati i ri vjen në një periudhë me sfida të rëndësishme për vendin, përfshirë zhvillimin ekonomik, integrimin evropian dhe forcimin e institucioneve. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera