Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, i janë drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me çështjen e rritjes së pagës minimale.
“Më 31 tetor 2025 nga Qeveria e Kosovës u mor vendim që paga minimale të rritet nga 350 euro në 500 euro, duke e ndarë në dy faza rritjen. Rritja e parë e pagës minimale prej 425 euro bruto nga 350 euro bruto sa është tash, u premtua të filloi nga 1 janari 2026, kurse nga 1 korriku të filloi zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale do bëhet 500 euro”, thuhet në shkresën e FSPTSPK-së.
Tutje kjo federatë ka bërë apel që zbatimi i pagës së re minimale të nis nga 1 janari 2026.
FSPTSPK ka shtuar se paga minimale mund të jepet vetëm në kushte të jashtëzakonshme të shtetit dhe ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që kjo pagë të jetë së paku 600 euro.