E mërkurë, 4 Mars, 2026

Janari 2026 nis me shtrenjtim: Energjia elektrike +16,7%, uji +44,4%

Ndaj

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin janar 2026 (viti bazë 2015=100), sipas të cilit inflacioni vjetor ka arritur në 5,8%, ndërsa inflacioni mujor është 1,2%, shkruan Kujdestari.info.

Sipas ASK-sw, indeksi i përgjithshëm i çmimeve është rritur mesatarisht për 5,8% krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Sipas ASK-së, kjo rritje është ndikuar kryesisht nga ngritja e çmimeve në këto kategori:

Bileta të fluturimeve (+50,4%)

Furnizim me ujë dhe shërbime që lidhen me banimin (+44,4%)

Lëndë djegëse të ngurta (dru zjarri, pelet etj.) (+17,2%)

Energjia elektrike (+16,7%)

Pemë (+15,5%)

Mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (+15,1%)

Pushime të organizuara (+13,5%)

Mish (+13,1%)

Kafe, çaj dhe kakao (+10,3%)

Qumësht, djathë dhe vezë (+8,7%)

Shërbime hoteliere (+8,6%)

Shërbime ambulantore (+8,2%)

Rritje janë shënuar edhe te produktet bazë si:

Bukë dhe drithëra (+4,9%)

Vajra dhe yndyra (+4,3%)

Duhan (+4,3%)

Veshje (+2,7%)

Perime (+2,7%)

Këpucë (+1,7%)

Këto kategori kanë pasur një ndikim të përbashkët prej 6,2 pikë përqindje në IHÇK.

Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-7,3%), me ndikim negativ prej -0,4 pikë përqindje në indeks.

Janar 2026 / Dhjetor 2025: +1,2%

Në krahasim me muajin dhjetor 2025, inflacioni mujor rezulton 1,2%.

Rritja mujore është ndikuar nga:

Bileta të fluturimeve (+42,1%)

Furnizim me ujë dhe shërbime banimi (+41,4%)

Lëndë djegëse të ngurta (+4,6%)

Perime (+4,2%)

Energjia elektrike (+1,5%)

Pije alkoolike (+1,0%)

Mish (+0,7%)

Ndërsa, karburantet dhe lubrifikantët kanë shënuar sërish rënie (-3,4%), me ndikim prej -0,2% në IHÇK.

Çfarë tregon kjo për konsumatorët?

Rritja e theksuar e çmimeve të energjisë, ujit dhe produkteve ushqimore bazë vazhdon të ushtrojë presion mbi buxhetet familjare. Megjithëse çmimet e karburanteve kanë shënuar rënie, ndikimi i tyre nuk ka mjaftuar për të neutralizuar rritjet në sektorët e tjerë.

ASK ka publikuar gjithashtu tabelat me normat mujore dhe vjetore të inflacionit sipas grupeve dhe nëngrupeve të COICOP-it, duke ofruar pasqyrë të detajuar për strukturën e ndryshimeve të çmimeve në ekonomi. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera