E enjte, 19 Mars, 2026

Ish-zyrtari i lartë i KEDS-it emërohet Kryeshef Ekzekutiv në Infrakos

Ndaj

Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike INFRAKOS Sh.A. ka emëruar Bujar Jupajn Kryeshef Ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, me mandat 3-vjeçar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të mbajtur më 18 mars 2026, pas përfundimit të procedurave të konkursit publik për këtë pozitë, i shpallur më 2 shkurt 2026.

Sipas arsyetimit të vendimit, Jupaj është vlerësuar si kandidati më i suksesshëm në procesin e përzgjedhjes, duke arritur 88.6 pikë, më së shumti ndër të gjithë aplikantët.

Vendimi për emërim është nënshkruar nga ushtruesja e detyrës së kryesueses së Bordit të Drejtorëve, Besarta Zuka.

Jupaj deri në shtator të vitit të kaluar ka qenë një nga zyrtarët e lartë në KEDS, duke mbajtur pozita të ndryshme aty ndër vite. Së fundi, Jupaj në KEDS ka mbajtur pozitën e Drejtorit të Sistemit të Operimeve.

Lexo më shumë

Të tjera