E hënë, 19 Maj, 2025
HomeNdërtimiIsh-ministri Rrustem Berisha i...

Ish-ministri Rrustem Berisha i futet biznesit të ndërtimit, nis procedurat për ndërtimin e një kompleksi në Matiçan

Prishtina vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për investime në ndërtimtari. Pas luftës, biznesmenë dhe politikanë të shumtë kanë ndërtuar në kryeqytet. Ndërsa, së fundmi, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka hyrë në këtë sektor me projektin e tij të parë në Matiçan, shkruan Demokracia.com.

Berisha, i cili nuk ka qenë më aktiv në politikë apo në ndonjë angazhim tjetër që nga pensionimi, ka themeluar në vitin 2023 kompaninë “Idila RrB” L.L.C., ku 51% e aksioneve janë në emër të bashkëshortes së tij dhe 49% në emrin e tij. Aktiviteti kryesor i kompanisë është ndërtimi i objekteve banesore dhe afariste.

 

Sipas dokumenteve zyrtare, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës ka miratuar kushtet ndërtimore për disa pronarë tokash në Matiqan, duke përfshirë edhe Berishën si investitor për ndërtimin e kompleksit “IDILA Residence”. Projekti parashikon ndërtimin e disa kullave shumëkatëshe me destinacion banimi dhe afarizmi.

 

Në deklarimin e tij të fundit të pasurisë në vitin 2022, Berisha kishte raportuar rreth 5,347 euro në llogari bankare dhe një kredi prej mbi 77,000 eurosh për blerjen e një parcele në Matiqan.

Demokracia.com e ka kontaktuar atë për të sqaruar burimin e financimit të këtij investimi të madh. Berisha ka deklaruar se projekti është një bashkëpunim me një mik të tij, Smail Shatri, i cili jeton në Kroaci dhe zotëron disa furra në Gjermani e Hungari.

“Samil Shatri është nga Hasi, me banim në Kroaci. Ka lokale e furra në Gjermani dhe Hungari. Për fillim, ai do të bëjë financimin, ndërsa unë do të menaxhoj procesin. Pra, kapitali fillestar i financimit do të vijë nga ai, pastaj normalisht do të zbatohemi në fund kur të mbarojë puna. Ideja ka qenë e atij shokut tim. Unë jam në pension dhe duhej të merresha me diçka. Nuk ka asnjë fshehtësi këtu”, tha Berisha për Demokracia.com.

Sa do të jetë kostoja e ndërtimit?

Për këtë, Berisha ka thënë se janë ende në proces fillestar, pasi deri më tani kanë marrë kushtet ndërtimore, por ende nuk kanë lejen.

“Firmën e kemi në emrin tim, pasi edhe unë jam qytetar i Kosovës dhe i kam kryer të gjitha obligimet. Me Smailin, kemi bërë edhe marrëveshjen për bashkëinvestim te noteri. Mund ta shihni edhe ju dhe kushdo. Jam i hapur që t’ju ofroj çdo gjë që ju intereson për atë investim që kemi nisur ta bëjmë. Kushtet e ndërtimit i kemi marrë duke u bazuar në planet rregulluese në fuqi dhe, siç e thashë, besojmë që të nisim punimet kur të na lëshohet leja”, ka shtuar Berisha.

Për të parë kushtet ndërtimore, klikoni KËTU.

Hapësirë reklamuese

Të Preferuarat

Më shumë nga Autori

Më 15 prill mbahet seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin për mbajtjen e seancës...

Kompania Meditech fiton edhe një tender 2.5 milionësh, një ampulë ia shiti shtetit për 1107 euro

Shërbimi Klinik Spitalor Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka shpërblyer me...

- A word from our sponsors -