E enjte, 12 Mars, 2026

Ish-ministri i Tregtisë: Shpresat nga të rinjtë për ndryshim me Kurtin u shuan, Kosova po zbrazet

Ndaj

Ismet Mulaj, ish-ministri i Tregtisë ka hedhur kritika kundrejt qeverisë Kurti për dështimin në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve.

Sipas tij, shumë kishin shpresuar se me Vetëvendosjen do të hapej një kapitull i ri zhvillimi për Kosovën, por kjo nuk ka ndodhur.

 

“Pritjet e qytetarëve kanë qenë të mëdha që Albin Kurti me LVV do të bëjnë ndryshime e do të hapët fryma e zhvillimit në Kosovë por ky realitet nuk është prekur të cilin e kanë pritur shumë të rinj e të reja”, ka deklaruar ai.

Mulaj ka shtuar se mungesa e perspektivës dhe humbja e besimit po e zbrazin vendin.

“Liberalizimi i vizave ka krijuar mundësi që të rinj të shohin vende të ndryshme të BE dhe me punuar tek të afërmit e tyre, ky është problem i madh që fuqia punëtore po ik dhe gradualisht do të ikë edhe truri i Kosovës se nuk po shohin perspektiv dhe ka hupur besimi se ky vend mund të zhvillohet”, potencoi Mulaj për “Front Online”.

Lexo më shumë

Të tjera