Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosshpenzimin e buxhetit të paraparë për investime kapitale.
Ai ka thënë se kjo është një vazhdimësi e mos punës dhe mungesës së rezultateve gjatë katër viteve të fundit.
Sipas tij, 800 milionë euro po qëndrojnë në thesarin e Bankës Qendrore, jo në ekonomi
“Vazhdim i mospunës i kësaj qeverie kjo nuk dallon shumë prej viteve të tjera. Në katër vitet e fundit nuk ka arritur as minimalisht me i përmbush zotimet, diku rreth 800 milionë euro të buxhetit vazhdojnë me qëndruar në thesar të bankës qendrore dhe të mos hyjnë në ekonomi. Qeveria me performancën më të dobët ndonjëherë që e ka pasur vendi”, u shpreh Rukiqi për “Front Online”.