Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka miratuar disa kërkesa për licencim dhe autorizime për furnizim, prodhim dhe vetëkonsum të energjisë elektrike. Janë miratuar aplikimet për licencim të aktivitetit të furnizimit me energji elektrike për kompanitë Norëegian PX Kosovë SH.P.K., BE Power SH.P.K. dhe Energy for Change L.L.C, shkruan Kujdestari.info.
Kujdestari.info ka gjetur se, kompaninë Energy For Change L.L.C., është në pronësi të Erzen Krasniqit, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje nga Dragashi.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), kompania Energy For Change L.L.C. është themeluar në prill të vitit të kaluar dhe ka aktivitet kryesor tregtinë e energjisë elektrike.


Krasniqi, i cili vjen nga Dragashi, gjatë periudhës 2014–2016 ka punuar në KEDS, ndërsa në politikë është angazhuar për herë të parë në vitin 2015 me Lëvizjen Vetëvendosje!, si ekspert në fushën e energjetikës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 ai ishte kandidat për deputet nga kjo parti.
Edhe pas zgjedhjeve, angazhimi i tij politik kishte vazhduar. Në vitin 2022, përmes një njoftimi zyrtar, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë të ditur se:
“Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Dragash nga sot do të ketë Erzen Krasniqin si koordinator të saj gjerë në zgjedhjen e strukturës së re”;
Vendimi për licencimin e kompanisë së Krasniqit erdhi në mbledhjen e fundit të Bordit të ZRrE-së, ku u aprovuan edhe kërkesa tjera për furnizim, prodhim dhe vetëkonsum të energjisë elektrike.
Në këtë listë u përfshinë edhe kompanitë Norwegian PX Kosovë SH.P.K. dhe BE Power SH.P.K., të cilat morën licenca 5-vjeçare për furnizim me energji elektrike. Ndërsa Energy Development Group Kosova L.L.C. u licencua për prodhim të energjisë elektrike për një periudhë 25-vjeçare.
Kujdestari.info ka gjetur se kompania Norwegian PX Kosovë SH.P.K është në pronësi të Gazmend Abrashit, një biznesmen i lidhur në të kaluarën më AAK-në, i cili ne logon e partisë së Ramush Haradinajt, garonte për kryetarë të Prishtinës.
Po ashtu, ZRrE miratoi edhe dhënien e autorizimit për ndërtim të parkut solar prej 100 MË në zonën kadastrale të Kramovikut dhe Petkoviqit të Rahovecit për subjektin Lindja Solar L.L.C., që konsiderohet projekti i parë i kaluar përmes procedurave konkurruese sipas kërkesave të BE-së.
Bordi miratoi gjithashtu autorizime për kompani tjera si Qazim R. Gashi B.I. – Babimoc 1, 2 dhe 3 në Obiliq (4 MË), EBE Energy SH.P.K., si dhe dhjetëra kërkesa për vetëkonsum nga kompani, shkolla dhe biznese të ndryshme. /Kujdestari.info/