Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, ky aksion po vazhdon edhe në prag të festës së Bajramit dhe ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët.
Nga ky institucion është bërë e ditur se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe krijimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët.