Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan
Inspektorati Qendror i Punës, gjatë një inspektimi në një objekt ndërtimi në Gjilan, ka konstatuar parregullsi dhe mungesë të masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe apelon te të gjithë punëdhënësit që të respektojnë në mënyrë të plotë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve. /Kujdestari.info/
