Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bën të ditur se, si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, ky ujë nuk rekomandohet për pije deri në njoftimin e radhës.
Sipas njoftimit, IKShPK, në bashkëpunim me KRU “Prishtina”, po e përcjell nga afër situatën me ujin e pijshëm dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri.
Reshjet e mëdha të shiut në ditët e fundit, kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë rrugore dhe rritje të vlerave të turbullirës për ujë të pijes.