E enjte, 18 Dhjetor, 2025

“I kryejmë të hënën”, Murati i reagon Ramës: Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës

Ndaj

Ministri në Detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama për siç tha ai, bllokimin e 35 milionë eurove të kryeqytetit, shkruan Kujdestari.info.

Murari ka thënl se të premtën, thesari i shtetit ka alokuar buxhetin për dhjetor për kryeqytetin për pagesat e faturave esenciale, por stafi i komunës nuk i ka kryer duke thënë se e kanë kryer orarin.

Postimi i plotë i Muratit: 

Të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike.

Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”.

Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje e tyre nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur, kur kishin kërkuar alokim të parakohshëm.

Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur që të bëjnë propagandë anti-qeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën.

Sepse po të paguanin faturat të premten, s’do të mund të vazhdonin propagandën të shtunën e të dielen.

Kjo e sqaron edhe arsyen pse Lumir Abdixhiku me deputetët tjerë të LDK-së nuk e votuan buxhetin për Prishtinën në Kuvend.

Sepse në mungesë të kauzave reale, paskan vendosur që të mos i kursejnë as qytetarët e Prishtinës, me shpresën që mos dikush rastësisht u beson se fajin e paska Qeveria.

Lexo më shumë

Të tjera