E martë, 19 Gusht, 2025

Hoxha: Çmimet e banesave pa ndryshime të mëdha ,1300 euro për metër katror në lagjet më të kërkuara

Ndaj

Sa i përket çmimeve të banesave, Faton Hoxha nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës, tha se nuk ka ndonjë rritje të ndjeshme, përveç në disa zona të Prishtinës si Mati 1, Arbëria dhe Emshiri.

“Çmimi në këto lagje është rreth 1300 euro për metër katror. Krahasuar me vitin e kaluar, nuk ka ndonjë ndryshim të madh’’,  u shpreh ai.

Hoxha hodhi poshtë edhe deklaratat për një numër të madh banesash të pabanuara në Prishtinë, duke përmendur vështirësitë që ka një qytetar kur kërkon banesë me qira në lagje të frekuentuara.

“Nëse kërkon banesë me qira në Mati 1, Emshir apo Arbëri, e sheh sa vështirë është me gjet. S’di ku i kanë marrë ata numra për banesa të zbrazëta’’,  tha ai për FrontOnline.

Lexo më shumë

Të tjera