E martë, 10 Mars, 2026

Hiqen pengesat nga lumenjtë: Ministria nis projektin për rikthimin e rrjedhës natyrore të ujit

Ndaj

Ministria e Mjedisit ka nisur një proces për identifikimin dhe largimin e pengesave artificiale nga lumenjtë e Kosovës, si diga të vogla, pragje dhe struktura të tjera të vjetruara që nuk janë më në funksion. Qëllimi i këtij procesi është rikthimi i rrjedhës natyrore të ujit, përmirësimi i ekosistemeve ujore dhe ulja e rrezikut nga përmbytjet, shkruan Kujdestari.info.

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka marrë vendim për nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Republikën e Kosovës.

Ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, si diga të vogla, pragje dhe struktura të tjera artificiale që tashmë janë jashtë funksionit dhe që dëmtojnë ekosistemet ujore.

Ministrja Pacolli tha se” Përmes këtij procesi synohet përmirësimi i cilësisë së ujit, rikthimi i migrimit natyror të faunës ujore si dhe zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet, të cilat shpesh shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha. Rikthimi i rrjedhës së lirë të lumenjve është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së ekosistemeve ujore dhe menaxhimit më të qëndrueshëm të burimeve ujore në vend”. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera