Informacionet më të fundit tregojnë se Google Maps ka nisur testimin e një funksioni të ri, i cili është në dispozicion për një numër të vogël përdoruesish.
Google po teston një opsion të ri në aplikacionin Maps, të quajtur Live Updates, që u mundëson përdoruesve të ndjekin progresin e navigimit edhe kur aplikacioni nuk është i hapur.
Pamjet e para tregojnë se përdoruesit e pajisjeve Pixel dhe Samsung tashmë mund ta shohin këtë funksion në versionin beta të Android 16. Megjithatë, bëhet fjalë për një test të kufizuar dhe ende nuk ka informacione se kur Live Updates do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë.
Google prezantoi zyrtarisht Android 16 para një muaji, por duket se për implementimin e plotë të opsioneve të reja, përfshirë edhe Live Updates, do të nevojiten akoma disa rregullime. Kur të bëhet i disponueshëm për të gjithë, ky funksion mund të bëjë përdorimin e Maps shumë më të lehtë gjatë drejtimit dhe të bëjë navigimin më praktik.