Menaxhimi i kontratës “Mirëmbajtja dhe riparimi i infrastrukturës në Deponitë Sanitare dhe Stacionet e Transferit” në kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë [KMDK], i është nënshtruar një procesi të auditimit të pajtueshmërisë nga Zyra Kombëtare e Auditimit [ZKA].
Objektivi i këtij auditimi të ZKA-së ishte, që të vlerësohet nëse kompania ka bërë menaxhimin e kontratës sipas kërkesave të përcaktuara me Rregulla dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik të datës 01.02.2021 të KRPP-së dhe Rregulloreve të KMDK-së, për menaxhimin e mbeturinave në deponitë sanitare dhe stacionet e transferit.
Sipas ZKA-së, kontrata publike kornizë për mirëmbajtjen dhe riparimin e infrastrukturës në deponitë sanitare dhe stacionet e transferit të KMDK-së ishte lidhur më 30.09.2021 me vlerë totale indikative 1,467,753 euro për periudhën 3 vjeçare [36 muaj].
“Prandaj, nëse krahasojmë furnizimet e realizuara të kësaj kontrate me çmimet e ofertës së dytë të përgjegjshme të kësaj procedure rezulton që kostot e furnizimeve të tilla do të ishin më të ulëta për 845 mijë euro”-thuhet në raport.
Munguan dokumente
Realizimi i kësaj kontrate kornizë të mirëmbajtjes kishte mungesë të dokumentimit dhe mospërputhje të konsiderueshme midis sasive të faturuara dhe atyre të dokumentuara për zhavor dhe orët e punës së makinerive.
“Pjesë të konsiderueshme të punëve dhe furnizimeve të pranuara mungojnë në dokumentacion, duke rezultuar në vlera të faturuara të pajustifikuara”- tregon ZKA.
Zyrtari që hartoi paramasën, menaxhoi kontratën
Auditimi i ZKA-së evidenton se i njëjti zyrtarë që u emërua në inicimin e proceduraës, ju dha detyra edhe e menaxhimit të kontratës.
“Emërimi i të njëjtit zyrtar si iniciues i procedurës së prokurimit, hartues i paramasës dhe menaxher i kontratës për kontratën kornizë të mirëmbajtjes së deponive sanitare bie në ndesh me parimet e ndarjes së detyrave siç përcaktohen me RRUOPP”- thotë ZKA.

FOTO – KALLXO.com – Deponia në Mirash
Gjetjet e Auditorit në kontratën e mirëmbajtjes në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
22.3.2025 – 16:15
Objektivi i këtij auditimi të ZKA-së ishte, që të vlerësohet nëse kompania ka bërë menaxhimin e kontratës sipas kërkesave të përcaktuara me Rregulla dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurimin Publik të datës 01.02.2021 të KRPP-së dhe Rregulloreve të KMDK-së, për menaxhimin e mbeturinave në deponitë sanitare dhe stacionet e transferit.
Sipas ZKA-së, kontrata publike kornizë për mirëmbajtjen dhe riparimin e infrastrukturës në deponitë sanitare dhe stacionet e transferit të KMDK-së ishte lidhur më 30.09.2021 me vlerë totale indikative 1,467,753 euro për periudhën 3 vjeçare [36 muaj].
Auditimi përfshiu procesin e menaxhimit të kontratës për periudhën nga muaji shtator i vitit 2021 deri në muajin qershor 2023, dhe subjekti i tij është KMDK-së me njësitë vartëse të saj.
Konkluzioni i ZKA-së i dal nga ky auditim ishte që kompania nuk ka arritur të bëjë menaxhimin e kontratës sipas kërkesave ligjore, devijimi nga kushtet e kontratës është material.
ZKA përmend faktet, pozicionet ku pati tejkalim të sasive.
“Në tetë (8) pozicione lidhur me menaxhimin e kontratës, sasitë e parashikuara me kontratën kornizë ishin tejkaluar mbi limitin e lejuar ligjor prej 30% ndërkohë që 46 pozicione tjera nuk ishin realizuar fare. Pra, tejkalimet e sasive të kontraktuara për pozicione të caktuara ishin me një kosto shtesë prej 958,189€, mbi pragun e lejuar prej 30%. Tejkalimet sasiore të këtyre pozicioneve ishin prej 60% deri në 3,900%. Vlera e sasive të kontraktuara ishte 304 mijë euro ndërsa vlera e sasive që janë shpenzuar për këto pozicione ishte 1.3 milionë euro”- thuhet në raportin e ZKA-së.
ZKA më tej thotë që, bazuar në analiza konsiderohet që kontrata kishte ndryshime thelbësore sa i përket sasive, 845 mijë euro kosto më të lartë.
“Prandaj, nëse krahasojmë furnizimet e realizuara të kësaj kontrate me çmimet e ofertës së dytë të përgjegjshme të kësaj procedure rezulton që kostot e furnizimeve të tilla do të ishin më të ulëta për 845 mijë euro”-thuhet në raport.
Munguan dokumente
Realizimi i kësaj kontrate kornizë të mirëmbajtjes kishte mungesë të dokumentimit dhe mospërputhje të konsiderueshme midis sasive të faturuara dhe atyre të dokumentuara për zhavor dhe orët e punës së makinerive.
“Pjesë të konsiderueshme të punëve dhe furnizimeve të pranuara mungojnë në dokumentacion, duke rezultuar në vlera të faturuara të pajustifikuara”- tregon ZKA.
Zyrtari që hartoi paramasën, menaxhoi kontratën
Auditimi i ZKA-së evidenton se i njëjti zyrtarë që u emërua në inicimin e proceduraës, ju dha detyra edhe e menaxhimit të kontratës.
“Emërimi i të njëjtit zyrtar si iniciues i procedurës së prokurimit, hartues i paramasës dhe menaxher i kontratës për kontratën kornizë të mirëmbajtjes së deponive sanitare bie në ndesh me parimet e ndarjes së detyrave siç përcaktohen me RRUOPP”- thotë ZKA.
ZKA në 11 raste vëren se raportet e pranimit ishin nënshkruar nga personeli i kompanisë mirëpo kompania nuk ka arritur të ofrojë dëshmi se nga kush janë themeluar ato komisione të pranimit. Pra, pagesat janë certifikuar për punë të pranuara nga komisione që nuk janë caktuar me vendim të Kryeshefit Ekzekutiv.
Raporti rezultoi me katër rekomandime për menaxhmentin për veprimet që duhet të ndërmerren.
“Për të eliminuar mangësitë e identifikuara, kërkohen veprime konkrete dhe për këtë kemi dhënë katër (4) rekomandime për Menaxhmentin e Kompanisë të cilat i gjeni në kapitullin III rekomandimet”- rekomadon raporti.
Për më tepër, nëpërmjet letrës së konfirmimit, të datës 27.01.2025 kryesuesi i Bordit të Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave në Kosovë, Afrim Konjufca, konfirmon se e ka pranuar raportin e auditimit të pajtueshmërisë dhe është pajtuar me gjetjet pa ndonjë koment për përmbajtjen e raportit të auditimit të pajtueshmërisë , menaxhimi i kontratës “Mirëmbajtja dhe Riparimi i infrastrukturës në Deponitë Sanitare dhe Stacionet e Transferit në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive në Kosovë”.