Zyra e kryeministrit të Kosovës, duket se nuk po e përballon të nxehtit, andaj ka blerë gjashtë frigoriferë për nevojat e kësaj zyreje, shkruan Kujdestari.info.
Me 21 gusht, Zyra e Kryeministrit e ka nënshkruar kontratën me kompaninë që e ka fituar këtë tender.
Në tenderin e hapur me vlerë minimale, prej 999 eurove, zyra e kryeministrit kishte kërkuar frigoriger me kapacitet 81 litra, derisa kapaciteti neto i frizit 12 litra.
Tenderin e ka fituar Eor Group Sh.P.K, e cila kishte ofruar 930 euro në ofertë.