E premte, 13 Mars, 2026

Franga, dollarë dhe euro, dy qytetarë të Podujevës gjejnë kuletën me para dhe e dorëzojnë në polici

Ndaj

Policia po vazhdon të jetë adresa e parë për qytetarët.

Dy qytetarë (S.B dhe L.B), mbrëmë rreth 22:00 e kanë dorëzuar në stacionin policor në Podujevë, një portofol me para dhe dokumente, të cilat i janë kthyer pronarit.

Njoftimi u bë nga Policia përmes faqes në Facebook.

“Policia vazhdon të jetë adresa e parë e besimit për qytetarët. Mbrëmë rreth orës 22:00, në stacionin policor të Podujevës, dy qytetar (S.B dhe L.B) kanë dorëzuar një portofol me para dhe dokumente, të cilat i janë kthyer pronarit. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe gjestet humane”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lexo më shumë

Të tjera