E martë, 16 Dhjetor, 2025

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore arrin 1 miliard euro kredi të garantuara

Ndaj

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka arritur 1 miliard euro kredi të garantuara, ndërsa ka mbështetur rreth 13 mijë biznese në Kosovë. FKGK me kreditë e garantuara ka kontribuar në krijimin e mbi 33 mijë vendeve të reja të punës në të gjithë Kosovën, duke kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenie dhe zhvillim.

Drejtori menaxhues në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha duke e konsideruar vitin 2025 si vitin më të mirë të operimit të tyre, ai potencoi se vlera e garancisë ka arritur deri në 519 milionë euro, raporton KosovaPress.

“Përveç që ky vit ka qenë një prej viteve më të mira në operimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore me indikatorët të cilët e matin rezultatin e institucionit. Ky vit shënon realizimin e një objektive tjetër në nëntor kemi arritur 1 miliard euro kredi të garantuara që nga vitit 2016 kur jemi themeluar 1 miliardë kredi të garantuara nga Fondit Kosovar për Garanci Kreditore apo shpërndarë në më se 20 mijë kredi të ndryshme..09’/15Vlera e garancisë ka arritur deri në 519 milionë euro, ndërsa vlera aktive sot i kemi në portofolio të Garancisë Kreditore është afër 170 milionë euro që nëse e përkthejmë në vlera kreditore është 349 milionë euro”, theksoi ai.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka një bazë të kapitalit prej 105 milionë euro.

Berisha i listoi disa nga kontribuuesit më të mëdhenj të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, teksa shtoi se si Fond kanë 7 dritare garantuese.

“Kemi pas një përkrahje të jashtëzakonshme që nga themelimi nga Qeveria e Kosovës që është dhuruesi kryesor në kapitalin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore me 67 milionë euro përmes kredive nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Botërore. Po ashtu, rol shumë të rëndësishëm në themelimin e FKGK-së dhe krijimin e bazës kapitale ka qenë edhe Banka Gjermane për Zhvillim e cila me 24.1 milionë euro ka kontribuar në kapitalin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Ndërsa, USAID përveç kontributit me kapitalin themeltar prej 5 milionë e 800 mijë euro ka ndihmuar edhe në krijimin e infrastrukturës ligjore krijimin e të gjitha parakushteve në mënyrë që fondi të jetë operacional. Tash Fondi ka një bazë të kapitalit prej 105 milionë euro kjo bazë e kapitalit shërben për t’iu përgjigjur obligimeve që mund të dalin nga garantimi i kredive tona ndaj bankave partnere,,05;21Në porfolion tonë ne kemi shtatë dritare garantuese. Pse kemi 7 dritare garantuese sepse qëllimi i institucionit është përveç adresimit të qasjes në financa për ndërmarrjet në përgjithësi kemi qasje më të thellë dhe intensive për t’iu ndihmuar atyre segmenteve të tregut që janë më fragjile “, tha Berisha.

Drejtori menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha deklaroi se në portofolion e Fondit pjesëmarrja e bizneseve me pronësi gra është vetëm 15%.

Lexo më shumë

Të tjera