E premte, 9 Janar, 2026

Fabrika e Ujit në Shkabaj jashtë funksionit, mbetën pa ujë tri qytete dhe një pjesë e Prishtinës

Ndaj

Pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë natës, fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj ka dal jashtë funksionit, duke lënë pa ujë Drenasin, Fushë Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të Prishtinës, shkruan Kujdestari.info.
Sipas njoftimit, dalja jashtë funksionit është për shkak të rritjes së nivelit të Ibër Lepencit dhe turbullirave të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë!
🛑Ju informojmë se ITU Shkabaj është tashmë jashtë funksionit ,për shkak të nivelit shumë të lartë të turbullirave në kanalin Ibër Lepenc, si shkak i rreshjeve të dendura të shiut.
Për orarin e reduktimeve njoftoheni në vijim.
Zonat që afektohen;
●Fushë Kosova
●Drenasi
●Obiliqi
●Një pjesë e lagjes Kalabria/ Prishtinë
Gjithashtu, ndikime dhe reduktime të furnizimit priten edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet menjëherë sapo të stabilizohen parametrat në kanalin furnizues.
Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve për shqetësimet e shkaktuara nga natyra.
Ndërsa, me ITU Albanik dhe Badoc jemi duke trajtuar ujë me kapacitet maksimal.

Lexo më shumë

Të tjera