Eksportet e Gjermanisë u rritën me 4.2% nga viti në vit në tetor në 131.3 miliardë euro, ndërsa importet u rritën me 2.8% në 114.5 miliardë euro, njoftoi të martën autoriteti federal statistikor Destatis.
Bilanci i tregtisë së jashtme të vendit shënoi një suficit prej 16.9 miliardë eurosh në tetor, deklaroi Destatis, transmeton Anadolu Agency.
Gjermania eksportoi mallra me vlerë 76.3 miliardë euro në shtetet anëtare të BE-së në tetor, dhe importet prej tyre arritën në 61.1 miliardë euro.
Eksportet drejt vendeve jo-anëtare të BE-së në muaj arritën në 55.1 miliardë euro, ndërsa importet nga këto vende ishin 53.4 miliardë euro.
Eksportet e Gjermanisë në Rusi u rritën me 4.8% në 600 milionë euro në tetor në bazë mujore.