E martë, 16 Dhjetor, 2025

Dyshime për manipulime në tender: Planifikoi 140 mijë, Telekomi shpenzoi 178 mijë euro për vetura  

Ndaj

Telekomi i Kosovës ka dhënë një kontratë për furnizimin me 20 vetura, por vlera e saj ka dalë dukshëm më e lartë se planifikimi fillestar. Ndërmarrja kishte parashikuar shpenzim prej 140 mijë eurosh, por tenderi u nënshkrua për gati 180 mijë euro.

Telekomi i Kosovës ka dhënë një tender për furnizimin me 20 vetura operative, por çmimi përfundimtar ka dalë dukshëm më i lartë se parashikimi.

Nga 140 mijë euro të planifikuara, kontrata u nënshkrua për gati 180 mijë euro, ndërkohë që në garë morën pjesë vetëm dy kompani, shkruan Kujdestari.info.

Sipas dokumentacionit zyrtar, kontrata është dhënë më 8 shtator 2025, ndërsa nënshkrimi është planifikuar për 22 shtator 2025.

Në këtë tender janë pranuar vetëm dy oferta, një numër i ulët që ngre pikëpyetje mbi konkurrencën dhe hapjen e procesit të prokurimit.

Çmimi, mbi 38 mijë euro më shumë se parashikimi.

Telekomi kishte parashikuar një buxhet prej 140,000 euro, por kontrata finale është nënshkruar për 178,799.97 euro, pra rreth 38,800 euro më shumë.

“Furnizimi me vetura per Telekomin e Kosovës Sh.A.  Data e dhënies së kontratës   08.09.2025 Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 22.09.2025  Numri i tenderëve të pranuar: 2 Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata EU1 SERVIS SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 178,799.97  euro. Vlera e parashikuar e kontratës: 140,000.00 euro”, thuhet ne njoftimin e shpallur.

Ky dallim i konsiderueshëm ngre dyshime nëse menaxhmenti ka bërë një planifikim të dobët financiar apo nëse procedura është ndikuar nga mungesa e konkurrencës së gjerë.

 

Çfarë përfshin kontrata?

Kontrata parasheh furnizimin e Telekomit të Kosovës me 20 automjete të përdorura të tipit furgon/kargo van, të destinuara për kryerjen e aktiviteteve operative. Automjetet duhet të jenë jo më të vjetra se viti 2014, me motor diesel 1.3 – 2.0 cm³, të pajisura me airbag, ABS, klimë, sistem audio, si dhe goma jo më të vjetra se dy vite.

Kusht tjetër i vendosur nga Telekomi është që automjetet të mos kenë qenë të aksidentuara, të kenë dokumentacion të kompletuar për regjistrim në Kosovë dhe të ofrohet garanci për kilometrat e kaluara, shkruan Kujdestari.info.

Kontrata i është dhënë kompanisë EU1 Servis Sh.P.K, e regjistruar në Prishtinë, në adresën Përroi i Njëlmet, nr. 02. Kjo kompani ofron shërbime tregtimi dhe servisi për automjete.

“Lënda e kësaj kontrate është   Furnizimi me vetura për nevojat e Telekomit të Kosovës Sh.A., për kryerjen e aktiviteteve operative të domosdoshme. Sasia e kërkuara dhe specifikimit teknike janë dhënë në Aneks 1., Kjo kërkesë ka të bëjë me blerjen e njëzet (20) vetura të përdoruara të llojit Furgon  kargo  van, dhe do ndikoj drejtpërdrejt në përmbushjen e aktiviteteve operative të kompanisë dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj klientëve të Telekomit të Kosovës”.

Kushte shtesë të obligueshme:

  1. Automjetet mundë të jenë deri në pesë (5) prodhues të ndryshëm.
  2. Prodhuesi (jo kompania ofertuese) të ketë përfaqësi zyrtare për Servis në Kosovë.
  3. Automjetet të kenë goma (M+S), jo më të vjetra se 24 Muaj.
  4. Garanci në Kilometrat e kaluara, duke ofruar njërën nga dëshmitë:
  5. a) dudi doganor,
  6. b) libri i servisit,
  7. c) dëshmi nga serivisi i fundit i autorizuar
  8. Automjetet të kenë dokumentacion të kompletuar, për regjistrim sipas ligjeve të Republikës së Kosovës (dogana, akcizë dhe kontroll teknike/homologim).
  9. Automjetet të jenë në gjendje të mirë teknike, të mos keni asnjë defekt/problem mekanik apo elektrik, si dhe të janë të gatshme për kontroll teknike dhe për tu pajisur me certifikatë mbi rregullsinë teknike.
  10. Automjetet të mos jen të aksidentuara (mos të kenë dëmtime në karroceri). ./Kujdestari.info/.

 

Lexo më shumë

Të tjera