E martë, 19 Gusht, 2025

Durmishi: Ura e Ibrit do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në shtator

Ndaj

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi më 03.08.2025, ka njoftuar se janë vendosur trarët kryesorë në urën mbi lumin Ibër.

Durmishi ka thënë se në muajin shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

“Një muaj e dy ditë prej kur filluam. U betonuan pilotat e betonit, u përgatitën, armuan e betonuan themelet e urës, u përgatitën, armuan e betonuan shtyllat e urës. Dje e sot u vendosën 18 trarë të cilët ishin përgatitur, armuar e betonuar në një punishte në Bair të Mitrovicës”- ka shkruar ai.

Sipas tij, tani ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit

“Tani na ka mbetur edhe betonimi i pllakës dhe shtresa e asfaltit. Në shtator ura do të jetë e gatshme për qarkullimin e automjeteve e këmbësorëve”- ka shkruar ai në Facebook.

Në Mitrovicë, më 01.07.2025, është vënë guri i themelit të dy urave që do të ndërtohen mbi lumin Ibër.

Njëra do të shërbejë për kalimin e këmbësorëve e tjetra për kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Sipas kontratës së dhënë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë pritet të kushtojë 2 milionë e 999 e 628 mijë euro.

Kontratën e ka fituar kompania me emrin “Eurokos Holding” më 24.06.2025, ndërsa njoftimi është publikuar me 30.06.2025, kurse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 3 milionë euro.

Procedura e këtij tenderi ka qenë “Procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë”, që nënkupton se në këtë rast institucioni i fton direkt disa kompani për të ofertuar dhe në fund e zgjedh njërën prej tyre, e cila ka ofertën e përgjegjshme.

Përveç kompanisë fituese në tender kanë ofertuar edhe katër kompani të tjera.

Lexo më shumë

Të tjera