E martë, 19 Gusht, 2025

“Drejtësi, asgjë më shumë” – mijëra qytetarë protestojnë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Ndaj

“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” është motoja e protestës, në të cilën mijëra qytetarë kanë marrë pjesë të enjten në Prishtinë.

Përmes pankartave në duar, flamujve kombëtar e shtetëror, kanë kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike.

“Nuk ka gjykatë në botë që mund ta zhbëjë të vërtetën historike. Kjo gjykatë me përzgjedhje selektive, vetëm për krimet e shqiptarëve, po synon ta përmbys historinë e Serbisë. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rreme sikur Kosova ishte çliruar nga kriminelët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me NATO-n e kanë çliruar Kosovën nga kriminelët serbë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së”, ka thënë Gucati.

Ndërkohë, Nevenka Tropm që ishte ndër hetueset e rastit të kasapit të ballkanit Slobodan Millosheveiq, ka folur para qytetarëve që po protestojnë për padrejtësitë në Hagë. Ajo ka bërë pikërisht një fjalim që sqaron se përse u votua Gjykata Speciale, dhe përse protesta është e drejt.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Kjo nuk është një parullë por realitet i dhimbshëm që ju përballeni prej vitesh. Që drejtësia të pranohet ajo duhet tëë ketë legjitimitet. Ne e dijmë që drejtësia mund të jetë subjective ose objektive, por ajo duhet të udhëhiqet nga organe të pavarura. Nëse drejtësia zbatohet në mënyrë selective, rrezikon të cilësohet si padrejtësi. Në rastet e tilla ato nuk e zbulojnë të vërtetën por duken të inskenuara. Kjo është veçanarisht e rrezikshme kur institucionet e drejtësisë ndihen të deytruar tu sherbejnë narrtivave politike”, tha ajo.

Tropm tha se ish-krerët e UÇK-së shkuan vullnetarisht në Hagë duke besuar në drejtësi.

“Në vitin 2020 udhëheqësit tuaj shkuan vullnetarisht, duke besuar sikurse ju se drejtësia do të zbatohet shpejt. Ata u siguruan se procesi do të jetë i paanshëm dhe transparent. Megjithatë ja ku jemi, pesë vjet më vonë ata janë ende në paraburgim pa një vendim në horizont. Pikërisht udhëheqësit tuaj mbështetën krijimin e këtyre dhomave. Ata e bënë këtë duke qenë të vetdijshëm për rrezikun që përbënte për çdo luftëtar të luftës. Pse? Sepse ata besonin në kauzën e tyre. Besonin se lufta për të cilën luftuan, ishte e drejtë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Ali Ahmeti, Gjykata Speciale po punon sikur Serbia, me prova nga ata që kanë kryer krime.

“Shqiptarët nga të gjitha anët, Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, sot vërshnonin rrugët drejt pjesëmarrjes në këtë protestë për drejtësi. Kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar si një trup i vetëm kur ne na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Prandaj, sot si një trup, jemi këtu për të kërkuar liri për lirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Kemi dalur për të kërkuar të drejtën tonë. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi. Që nga viti 1994 kur filloi të komunikohej veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës përfshirë konventën e Gjenevës, të vitit 1949”, tha Ahmeti.

Disa komuna kanë ofruar transport falas për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë.

Lexo më shumë

Të tjera