E shtunë, 14 Mars, 2026

Dogana gjen “botox” dhe “fillerë” të padoganuar në një automjet, kontrollohet një lokacion në Prishtinë

Ndaj

Dogana e Kosovës njofton se ka gjetur produkte për përdorim estetik- botox dhe fillerë të padoganuar në një automjet.

Sipas Doganës, njësitet për Anti-Kontrabandë të martën bazuar në informatat paraprake dhe autorizimet ligjore të parashikuara në Kodin Doganor dhe të Akcizave, kanë ndaluar një automjet në territorin e Prishtinës dhe gjatë kontrollit është konstatuar se brenda tij transportoheshin produktet e padoganuara.

“Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve. Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara llogaritet të jetë rreth 5,000 €”, thuhet në njoftim.

Dogana thekson se duke marrë parasysh se këto produkte kanë kontakt të drejtpërdrejtë me trupin e njeriut, mungesa e kontrollit adekuat dhe transporti i parregullt i bën ato veçanërisht të rrezikshme për shëndetin e popullatës.

“Rasti, sipas procedurave ligjore, është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore”, njofton Dogana. /Kujdestari.info

Lexo më shumë

Të tjera