Ky vendim vlen për opsionet që janë zhvilluar brenda kompanisë dhe që janë të parapërfshira në pajisje, pa ndonjë pagesë shtesë tani apo në të ardhmen.
Përdoruesit e telefonëve Galaxy mund të llogarisin në funksione si Live Translate, që mundëson përkthimin në kohë reale të bisedave dhe mesazheve, Note Assist, që ndihmon në krijimin dhe përmbledhjen e shënimeve, si dhe Writing Assist, që përmirëson formulimin e teksteve në aplikacionet e komunikimit
Gjithashtu përfshihen opsione të avancuara multimediale si Object Eraser dhe Audio Eraser, për heqjen e elementeve të padëshiruar nga fotografitë dhe regjistrimet audio, si dhe Generative Wallpapers, që lejon krijimin e sfondëve unike me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Të gjitha këto funksione janë pjesë e paketës Galaxy AI, e cila u prezantua me serinë Galaxy S24 dhe përdoret edhe në modelet më të reja si Galaxy S25, Z Fold 7, Z Flip 7 dhe Watch 8.
Megjithatë, duhet theksuar se disa funksione më të avancuara të AI-së mbështeten në sistemin Google Gemini, si gjenerimi i videove apo përmbajtjeve më komplekse. Këto opsione mund të bëhen pjesë e një modeli me pagesë në të ardhmen, në përputhje me planet tregtare të Google-it.
Me këtë njoftim, Samsung ka sqaruar shumë paqartësi te përdoruesit, duke konfirmuar se funksionet themelore të Galaxy AI do të jenë gjithmonë të disponueshme – falas dhe pa kufizime.