E enjte, 5 Mars, 2026

Divorci në modë: Gati 1 mijë çifte u ndanë në Kosovë për 7 muaj

Ndaj

Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po shënon një rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë periudhës janar–korrik të vitit 2025, gjithsej 953 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Vetëm në muajin janar janë regjistruar 124 raste të shkurorëzimeve, ndërsa në shkurt ky numër është rritur në 141. Në mars ka pasur një rënie të lehtë me 123 raste, ndërsa prilli ka sjellë sërish rritje me 140 raste. Muaji maj ka shënuar një rënie në 113 raste, por në qershor numri është rritur në 135.

Kulmi i shkurorëzimeve për këtë periudhë është regjistruar në korrik me 177 raste, që përbën një rritje prej 31 për qind krahasuar me muajin qershor.

Në raportin e ASK-së thuhet se për muajin korrik janë regjistruar 177 raste të shkurorëzimeve, që paraqesin një rritje të dukshme krahasuar me muajin paraprak. Nga të dhënat për korrikun, rezulton se Prizreni është komuna me numrin më të madh të shkurorëzimeve, me gjithsej 22 raste. Pasojnë Ferizaj me 16 raste, Peja dhe Gjilani me nga 14 raste secila, ndërsa Rahoveci dhe Gjakova kanë regjistruar nga 13 raste secila.

Ky trend në rritje ngre shqetësime për faktorët që mund të ndikojnë në qëndrueshmërinë e martesave në vend, përfshirë ndryshimet sociale, ekonomike dhe kulturore që karakterizojnë shoqërinë kosovare në vitet e fundit.

Lexo më shumë

Të tjera