E premte, 13 Mars, 2026

Dimal Basha kërkon afate për rrugën Prishtinë-Podujevë

Ndaj

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka kërkuar afate për përfundimin e punimeve në rrugën Prishtinë-Podujevë, raporton Kujdestari.info.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha ka thënë se gjatë së enjtes ka inspektuar në terren të gjitha segmentet e kësaj rruge bashkë me zyrtarë të administratës dhe mbikëqyrësin e punimeve.

Sipas tij, në secilin segment janë takuar përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë dhe ekipet e punës për të parë nga afër progresin e projektit.

Ministri ka bërë të ditur se nga operatorët ka kërkuar “afatizim konkret për çdo fazë të punës” si dhe rritje të kapaciteteve në terren dhe shtim të ritmit të punimeve.

“Pritjet tona janë të qarta. Do të kërkojmë seriozitet të plotë në zbatim dhe përmbushje të çdo obligimi kontraktual me përgjegjësi, kompetencë dhe cilësi maksimale”, ka shkruar ai.

Megjithatë, në njoftimin e tij Basha nuk ka bërë të ditur ndonjë afat konkret se kur pritet të përfundojnë punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera