E diel, 15 Mars, 2026

Dështon mbledhja e Kuvendit të Prishtinës ku ishte paraparë votimi i buxhetit, Rama akuzon opozitën

Ndaj

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pikë të rendit të ditës e kishte diskutimin e buxhetit për vitin 2026.

Kryetari i Kuvendit, Fehmi Kupina, tha se mbledhja është thirrur me kërkesë të kryetarit Përparim Rama dhe se janë dërguar gjitha materialet në kohë.

“Konstatoj se s’kemi kuorum për mbajtje të mbledhjes. Ju falënderoj dhe konstatoj këtë seancë të mbyllur”, tha Kupina.

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e shfrytëzoi foltoren e Kuvendit për ta kritikuar opozitën dhe për të bërë fushatë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

 

Lexo më shumë

Të tjera