E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Dështon tenderi për votimin me postë jashtë Kosovës: KQZ-së i mungon buxheti

Ndaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale, por duket se procesi nuk po ecën pa probleme, shkruan Kujdestari.info.

Tenderi me negocim për shërbimet postare, që KQZ-ja po zhvillonte me kompaninë “3P”, ka dështuar. Komisioni kishte parashikuar një shumë prej 230,000 eurosh për kryerjen e shërbimeve, ndërsa kompania ofroi fillimisht 361,000 euro. Pas negociatave, çmimi u ul në 299,000 euro, por kjo shumë mbeti ende jashtë kapaciteteve buxhetore të KQZ-së, duke detyruar anullimin e tenderit.

Tani mbetet të shihet se si do të veprojë KQZ-ja më tej, a do të fillojë negociata me kompani të tjera, apo do të kërkojë metoda alternative për të siguruar që qytetarët jashtë Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Për dy rundet e zgjedhjeve lokale, KQZ ka planifikuar të shpenzojë rreth 2.5 milionë euro për operacionin e votimit me postë dhe për dërgesat postare, duke mbuluar rreth 100,000 votues në raundin e parë dhe 70,000 në raundin e dytë. /Kujdestari.info/

Lexo më shumë

Të tjera