E diel, 15 Mars, 2026

Demi: Mos i merni në qaf kot punëtorët, orari i punës 8-16 është i vjetruar dhe joefikas

Ndaj

Njohësi i ekonomisë, Agron Demi, ka reaguar kundër modelit tradicional të punës në Kosovë, duke e cilësuar orarin 8 deri në 16 si të vjetruar dhe joefikas.

Ai tha se detyrimi i punëtorëve të zgjohen herët, të humbin kohë në trafik dhe të kalojnë tetë orë në zyre nuk ka të bëjë me menaxhim modern, por me shtrëngim të panevojshëm.

“Punëtorët duhet me u lanë të lirë me punu prej ngado që dëshirojnë, kurdo që dëshirojnë. Teknologjia e mundëson këtë. Organizatat duhet me u fokusuar në rezultate, e jo në respektim arbitrar të orarit,” ka shkruar Demi në Facebook.

Ai ka theksuar se njerëzit kanë ritme të ndryshme biologjike. Sipas neurologut Matthew Walker, disa janë “early birds” (të hershëm), ndërsa të tjerët “night owls” (bufa të natës), gjë që nuk lidhet me dembelizëm, por me evolucion.

Sipas tij, detyrimi i “night owls” të punojnë para drekës ua ul kapacitetin kreativ, njëjtë sikur detyrimi i “early birds” të punojnë natën vonë. Madje studimet tregojnë se këto detyrime sjellin më shumë aksidente në komunikacion dhe probleme shëndetësore.

Demi shtoi se prezenca fizike është e domosdoshme vetëm për disa profesione si punëtorët shëndetësorë, sportelet e shërbimeve dhe tregtarët, por për shumë punë të tjera zyra duhet të mbetet vetëm opsionale.

 

 

Sot, kushdo që i obligon punëtorët me u zgju para orës shtatë, me i humb gjysmë ore ose më shumë në trafik, e edhe me i kontribu kaosit urbanistik, vetëm e vetëm me mbrri në zyre në ora 8.00 ose 9.00, me u ul në tavolinë e me ndejtë në kompjuter apo laptop deri në orën 16.00 ose 17.00, nuk ka lidhje me menaxhim.

Ata që janë të angazhum në këso rutine ditore duhet me u lanë të lirë me punu prej ngado që dëshirojnë, kurdo qê dëshirojnë. Teknologjia e mundëson këtë.

Po ashtu, jo krejtë njerëzit munden me punu punë kreative e mendore si robota rrafsh prej orës 8.00 e me punu tetë orë.

Sipas neurologut Matthew Walker, evolucioni ka ba që disa të jenë të hershëm (“earlybirds’) e disa ‘bufa të natës’ (nightowls), edhe kjo s’ka të bëj aspak me dembelizëm, por me evolucion.

Me i shtrëngu ‘nightowls’ me punu punë mendore para drekës, është me jau humb kapacitetin kreativ, njejtë sikurse me i obligu ‘earlybirds’ me punu gjatë orëve të vona.

Madje ka studime që tregijnë se ‘nightowls’ që obligohen me u zgju heret shkaktojnë më shumë aksidente komunikacioni e kanë sulme më të shpeshta në zemër. Dhe anasjelltas, me ‘earlybirds’ që kanë punë që u duhet me ndejtë deri natën vonë.

Andaj, zyra duhet me qenë vetëm opsionale dhe jo obligim e shtrengim. Organizatat e punës duhet me u fokusu në rezultate, e jo vetëm në respektim arbitrar të orarit të punës.

Po, janë disa peofesione që ende duhesh me qenë në vendin e punës, si ata që punojnë në shaltere dhe duhet me ju ofru shërbime qytetarëve (deri të automatizohet edhe kjo), punëtorët shëndetësor, tregtarët…

Mos i merni në qaf kot punëtorët e qytetet, për punët që tash kryhen prej ngado e kurdo.

 

Lexo më shumë

Të tjera