Paga minimale bruto do të rritet fillimisht nga 350 euro në 425 euro në periudhën janar–qershor 2026, për të arritur më pas në rreth 500 euro nga muaji korrik.
Pavarësisht rritjes së fundit, Kosova mbetet vendi me pagën minimale më të ulët në Evropë.
Deri në vitin 2023, paga minimale kishte mbetur e pandryshuar për më shumë se një dekadë: 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.
Me reformën e vitit 2023, ky dallim u eliminua dhe paga u unifikua në 264 euro, ndërsa në vitin 2024 ajo u rrit në 350 euro.
Nga viti 2026, Kosova pritet ta rrisë pagën minimale në 500 euro bruto, duke u afruar me standardin e Shqipërisë, e cila në të njëjtin vit do të ketë pagë minimale po ashtu 500 euro, shkruan Kujdestari.info.
Në krahasim me vendet e BE-së, dallimet janë ende të mëdha. Sipas të dhënave të vitit 2024, paga minimale në:
Luksemburg është 2,571 €,
Gjermani 2,054 €,
Portugali 957 €,
Sllovaki 750 €,
Hungari 707 €,
Bullgari 477 €,
ndërsa Shqipëria 408 €.
Sipas raportit, paga minimale bruto do të rritet fillimisht nga 350 euro në 425 euro në periudhën janar–qershor 2026, për të arritur më pas në rreth 500 euro nga muaji korrik. Vetëm faza e parë e kësaj rritjeje pritet të prekë rreth 93 mijë punëtorë, ndërsa faza e dytë e zgjeron ndikimin edhe tek ata që aktualisht marrin paga deri në 500 euro bruto.

Këto shifra e vendosin Kosovën në fund të listës, me pagë minimale më të ulët se çdo vend tjetër në rajon dhe shumëfish më të vogël se në pjesën tjetër të Evropës.
Megjithatë, raporti mes pagës minimale dhe pagës mediane në Kosovë (57.4%) tregon se, ndonëse vlera absolute është e ulët, përqindja ndaj pagave të tjera nuk është ndër më të dobëtat. Për krahasim, Shqipëria e ka raportin më të lartë në kontinent (80%), ndërsa Gjermania dhe Hungaria më të ulët – përkatësisht 53.8% dhe 50.3%.
Sipas ATK-së, paga mesatare bruto në Kosovë është 763 euro, ndërsa paga mediane 609 euro. Paga më e shpeshtë (moda) mbetet 350 euro, që përkon me pagën minimale aktuale – duke reflektuar faktin se një pjesë e madhe e punëtorëve paguhen në nivelin minimal.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, paga minimale bruto do të rritet nga 350 euro në 425 euro gjatë gjysmës së parë të vitit, ndërsa nga korriku do të arrijë në 500 euro bruto.
Paga minimale në Kosovë ka kaluar nëpër disa faza të rëndësishme. Nga viti 2011 deri në vitin 2023 ajo mbeti e pandryshuar – 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.

Veet në vitin 2023, dallimi u eliminua dhe paga minimale u unifikua në 264 euro bruto.
Në vitin 2024, u rrit në 350 euro, ndërsa nga viti 2026 pritet të arrijë në 500 euro bruto, duke e afruar Kosovën më shumë me standardet e rajonit – megjithëse ende më poshtë se Shqipëria, e cila nga 1 janari 2026 do të ketë pagë minimale 500 euro.
Të dhënat tregojnë se mosha mesatare e punëtorëve që preken nga rritja e pagës minimale është 37 vjeç, çka nënkupton se përfituesit kryesorë janë punëtorët e moshës së mesme, të cilët pavarësisht përvojës së gjatë, vazhdojnë të marrin paga të nivelit minimal.
Nga aspekti gjinor, burrat përbëjnë shumicën e përfituesve, me 59% në fazën e parë dhe 56% në fazën e dytë, ndërsa gratë përfaqësojnë 41% dhe 44% respektivisht.
Rritja e pagës minimale prek mbi 131 mijë punëtorë në Kosovë, por barra financiare bie mbi bizneset
Sektorët më të ndikuar nga kjo rritje, sipas GAP-it, përfshijnë industrinë e ushqimit dhe pijeve, tregtinë me pakicë, etj., ku përqendrimi i punëtorëve me paga më të ulëta është më i lartë.
“Mosha mesatare e punëtorëve që përfitojnë nga rritja e pagës minimale është 37 vjeç, që tregon se përfituesit kryesorë janë punëtorët e moshës së mesme, të cilët, pavarësisht përvojës në tregun e punës, ende marrin paga në nivelin minimal. Nga aspekti gjinor, burrat përbëjnë shumicën e përfituesve, me 59% në fazën e parë dhe 56% në fazën e dytë të rritjes, ndërsa gratë përfaqësojnë përkatësisht 41% dhe 44% të përfituesve”, thuhet më tej në raport.
Rritja e pagës minimale do t’i kushtojë bizneseve rreth 85.4 milionë euro shtesë gjatë vitit 2026. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, me rritjen në 425 euro, kostoja llogaritet në 34 milionë euro, ndërsa nga korriku me pagën 500 euro, shtohet edhe 51.4 milionë euro.
Në total, kjo përfaqëson një rritje prej rreth 2 për qind të faturës së përgjithshme të pagave në ekonomi. /Kujdestari.info/.
